Lajme
Aksident në Lipjan, lëndohen katër persona
Demokracia
16:07 | 01 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 01:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan Nga informatat e para është bërë e ditur se  dy vetura janë përfshirë në aksident me ç’ rast njëra nga to ka përfunduar në lokalin e një shtëpie skaj rrugës”, tha Borovci.

Ai tha më tej se si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, shtoi Borovci./Demokracia.com/

Të ngjashme