Lajme
Aksident në Kodrën e Trimave, shtatë të lënduar
Demokracia
20:45 | 19 Shtator 2021

Share:

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidentit trafiku që ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

” Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjell deri te ky aksident”, tha Ahmeti. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme