Lajme
Aksident në Kamenicë, pesë të lënduar
Demokracia
10:00 | 29 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në fshatin Boscë të Kamenicës pas orës 23:00 të së shtunës ku për pasojë pesë persona janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, që tha se një prej të lënduarve është dërguar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Bosce, Kamenicë 28.01.2023-23:10. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme