Lajme
Aksident në Itali| Humb jetën 24-vjeçari shqiptar, lëndohen dy të tjerë
Demokracia
17:18 | 08 Maj 2023

Share:

Një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe dy të rinj të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK, i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë.

Sipas mediave mësohet se shqiptari që ka humbur jetën ishte i ulur në sediljen e djathtë, ndërkohë që të lënduar nga ky aksident kanë mbetur një tjetër shqiptar 23 vjeç që ishte dhe drejtuesi i makinës dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet  e këtij aksidenti./Abcnews Albania/

Të ngjashme