Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sot në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ku një motoçiklist ka goditur një vajzë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Me datë 13.05.2022 rreth orës 09;20, një person ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, e cila ishte goditur nga një motoçiklist i panjohur, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Deri te aksidenti dyshohet se kishte ardhur, derisa viktima kishte qenë duke lëvizur me biçiklete në Rr. “Gjergj Sokoli” në drejtim të lagjes “Dardania” I , mirëpo me të arritur afër qendrës tregtare ‘ETC’, sipas viktimës dyshohet se nga prapa e kishte goditur një motoçikletë ne rrotën e pasme e pas goditjes ishte përplasur për asfalti, ndërsa motoçikleta fillimisht ishte ndalë në vend të ngjarës e me pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim te panjohur”, tha Gjurkaj.
Ai tha më tej se si pasoje e këtij aksidenti, biciklisti pas një kontrolli mjekësore në spitalin rajonal në Gjakovë, rezulton se kishte tri brinje me frakturë./Demokracia.com/