Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku për pasojë janë lënduar dy persona.
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në kilometrin e 42 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Demorkacia.com, se njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim mjekësor, përderisa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, drejtimi Duhël-Prishtinë (km 42). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjekësor”, ka treguar Krasniqi
Ai ka thënë po ashtu se, njësia e trafikut e autostradës është marrë me aksidentin. /Demorkacia.com/