Lajme
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, një 18-vjeçar dërgohet në QKUK
Demokracia
18:34 | 09 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 16:15 në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lendime trupore, e përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore të cilën e drejtonte I.B ( M/K) i moshës 51 vjeçar dhe një motoçiklete. Për pasojë motoçiklisti i moshës 18-vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merr ndihmën e parë  mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, tha Veseli.

Ai tha më tej se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori  kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme