Lajme
Aksident në mes tri veturave në Vushtrri
Demokracia
13:26 | 05 Shkurt 2021

Share:

Para pak çastesh një aksident trafiku ka ndodhur mes tre veturash në dalje të Vushtrrisë, konkretisht në fshatin Nadakovc.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Vushtrrisë, Avni Zahiti ka raportuar për Demokracia.com se ka ndodhur një aksident rrugor në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë dhe se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

”Aksidenti mes tre veturash ka ndodhur në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, përveç dëmeve materiale s ka dëme tjera”, tha Zahiti./Demokracia.com

Të ngjashme