Lajme
Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen dy persona
Demokracia
14:34 | 13 Janar 2025

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, gjegjësisht në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura ku dy persona janë pësuar lëndime.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 12:00 në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në  Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura,  ndërsa lëndime kanë pësuar dy  persona.”

 

Të ngjashme