Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë-Deçan, Policia jep detaje
Demokracia
19:50 | 16 Dhjetor 2022
FOTO: EO

Share:

Një person është lëndua si pasojë e një aksidenti mes tre veturave në rrugën Pejë-Deçan, përkatësisht në fshatin Strellc të Epërm.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën Pejë-Deçan, fshati Strellc i Epërm dhe janë përfshirë tri vetura, kurse një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës”, tha Gashi.

Ai tha me tej se njësitet policore janë duke u marrë me rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme