Lajme
Aksident mes tri veturave në Prishtinë| Lëndohen katër persona, mes tyre dy policë
Demokracia
10:07 | 23 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Katër persona në mesin e tyre dy zyrtar policorë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave civile dhe një veture të policisë në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Qabej”.

Në raportin e policisë thuhet se dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari mashkull kosovar duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit ka goditur veturën tjetër civile dhe veturën e policisë e cila ka qenë e parkuar dhe në të kanë qenë zyrtarët policorë, përcjell Demokracia.com

“Udhëkryqi i rrugëve Agim Ramadani dhe Eqrem Qabej, Prishtinë. 22.05.2022 – 03:42. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari mashkull kosovar duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit ka goditur veturën tjetër civile dhe veturën e policisë e cila ka qenë e parkuar dhe në të kanë qenë zyrtarët policor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar njëri shofer i automjetit civil, një pasagjer dhe dy zyrtarët policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së për tretman mjekësor

Policia ka njoftuar më tej se me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Demokracia.com/

Të ngjashme