Lajme
Aksident mes tri veturave në Podujevë, lëndohen katër persona
Demokracia
09:55 | 28 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Podujevë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Rr. Skënderbeu, Podujevë 27.02.2023-20:50. Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit kujdestar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme