Lajme
Aksident mes tri veturave në fshatin Trudë, Policia jep detaje
Demokracia
21:16 | 27 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidentin mes tri veturave në fshatin Trudë të Prishtinës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Borovci tha më tej se të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025