Lajme
Aksident mes tri veturave në Duhël të Suharekës, vdes njëri nga shoferët
Demokracia
10:12 | 16 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një person ka vdekur pas një aksidenti mes tri veturave në Duhël të Suharekës.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore, përcjell Demokracia.com.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale,  lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme