Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në hyrje të Lipjanit.
Rastin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Ai tha më tej se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Demokacia.com/