Lajme
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti
Demokracia
17:36 | 17 Qershor 2024

Share:

Një aksident mes një veture dhe një motoçikleta ka ndodhur në Pejë, si pasojë e të cilit është lënduar motoçiklisti.

Këtë e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i lënduari është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë”, thuhet tutje në konfirmim.

Të ngjashme