Lajme
Aksident mes një kamioni dhe një veture te “Parku i Biznesit”, Policia jep detaje
Demokracia
16:56 | 11 Nëntor 2022

Share:

Një veturë dhe një kamion janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht te “Parku i Biznesit” në fshatin Koreticë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha më tej se nuk ka persona të lënduar.

“Në ora 15:39 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion e një veturë). Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi.

Më tej ai tha se policia është marrë me aksidentin./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

FOTO| Aksident trafiku te “Parku i Biznesit”

Të ngjashme