Lajme
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Pejë, një person i lënduar
Demokracia
18:03 | 21 Korrik 2022

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme pranë rrugës ‘Çamëria’, tek qendra Mini-Max në Pejë.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një motoçiklete dhe një veture, shkruan Demokracia.com.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka deklaruar se si pasoj e këtij aksidenti motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore i njejti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ” Nëna Terezë”, në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova./Demokracia.com/

Të ngjashme