Lajme
Aksident mes dy veturave në Klinë, katër persona të lënduar
Demokracia
13:12 | 10 Maj 2025

Share:

Katër persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot në Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se aksidenti ndodhi mes dy veturave.

“Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore./Insajderi.org/

Të ngjashme