Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën “UÇK” në Rahovec.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me aksidentin.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automejete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.