Lajme
Aksident me vdekje në orët e para të mëngjesit në Tiranë
Demokracia
09:00 | 18 Qershor 2023

Share:

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Bëhet e ditur se K.L duke drejtuar motorin e tij, ka përplasur në afërsi të Teg-ut një person ende të paidentifikuar që ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme