Lajme
Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdesin dy persona
Demokracia
09:31 | 24 Shkurt 2022

Share:

Dje është raportuar për një aksident trafiku me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, është raportuar se në kilometrin e 91-të të autostradës “Ibrahim Rugova” ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore, me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë, si dhe ngasësi i veturës tjetër.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit”, thuhet në raportin e policies.

Me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme