Lajme
Aksident me 4 të lënduar, gruaja në Ferizaj humbi kontrollin dhe goditi një shtyllë betoni
Demokracia
10:55 | 04 Korrik 2022

Share:

Katër persona kanë marrë lëndime trupore të dielën në një aksident në Ferizaj.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, shoferja nga pakujdesia ka humbur kontrollin e veturës dhe ka goditur një shtyllë betoni, përcjell Demokracia.com.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor kurse njëri është dërguar në QKUK.

“E dyshuara femër kosovare duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një shtyllë betoni. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK.”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme