Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.
Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.
Nga të dhënat parapraket mësohet se traileri ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga.
Si pasojë e devijimit të trailerit nga rruga, në këtë aksident zinxhirë janë përplasur edhe 6 makina të tjera. Deri më tani është raportuar vetëm për një vajzë të plagosur e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Librazhdit.