Sport
Aksident i tmerrshëm në Kroaci: Vetura del nga pista gjatë garës dhe mbyt një gjyqtar
Demokracia
14:26 | 24 Korrik 2022

Share:

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në garën ndërkombëtare të makinave, “Grand Prix Croatia” në qytetin e Grobnikut.

Gjatë garës njëorëshe, një makinë doli papritur nga pista, shkruan Demokracia.com.

Vetura goditi murin mbrojtës pas të cilës ndodhej një nga ulëset e gjyqtarit, raporton “Novi List”.

Vetura ka përplasur dy gjyqtarë – një burrë dhe një grua.

Fatkeqësisht, burri u dërgua me emergjencë dhe pastaj vdiq në spital shkaku i plagëve të rënda.

Kurse, gruaja ka pasur lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për analiza të mëtutjeshme.

Për shkak të këtij aksidenti tragjik, gara u ndërpre dhe garat e planifikuara për sot u anuluan./Demokracia.com/

Të ngjashme