Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, tre persona mbesin të lënduar
Demokracia
19:18 | 28 Qershor 2024

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë sot pasdite ku kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Demokracia.com për të mësuar më shumë detaje nga aksidenti ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agon Borovci.

RAPORTI I PLOTË I POLICISË PËR AKSIDENTIN:

Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre përsona kanë marrë lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Të ngjashme