Lajme
Aksident i rëndë trafiku në fshatin Zabel i Ulët, lëndohen dy persona
Demokracia
10:05 | 20 Shkurt 2021

Share:

Në mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Demokracia.com ka thënë se një aksident komunikacioni rrugor ka ndodhur në mes të dy automjetve në rrugën Drenas-Komoran.

“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, njofton Ahmeti.

Ndërkohë Ahmeti thotë se me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal./Demokracia.com

Të ngjashme