Lajme
Aksident i rëndë në Turqi, 8 të vdekur dhe 35 të lënduar
Demokracia
09:59 | 05 Shkurt 2023

Share:

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi.

Bëhet me dije se një autobus teksa po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.

Mediat turke raportojnë se të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.

Të ngjashme