Lajme
Aksident i rëndë në Rugovë, tre persona të lënduar
Demokracia
19:38 | 07 Gusht 2022

Share:

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rugovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin Gjakovës e ka konfirmuar për Periskopin, duke thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Ai tregoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rugovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta.

Të ngjashme