Lajme
Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, dy të lënduar
Demokracia
23:44 | 09 Gusht 2021

Share:

Dy persona janë lënduar pas një aksident që ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, mbrëmjen e kësaj të hëne.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamionete.

“Para orës 2300, aksident trafiku në rr. Pejë -Prishtine, të përfshira një automjet dhe një kamionet, dy persona me lëndime janë dërguar për trajtim mjekësor. Rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Hoxha. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme