Lajme
Aksident i rëndë në Rrogozhinë-Elbasan, dyshohet për 2 viktima
Demokracia
12:14 | 04 Gusht 2022

Share:

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur paraditen e së enjtes në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan.

Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’, ku një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Policia tha se si pasojë e aksidentit dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme