Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Qyshk të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Pejës.
Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jashtë rruge duke shkaktuar aksident.
“Ju informojmë se me datë 06 qershor 2022, rreth orës 21:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë- Prishtinë në fshatin Qyshk. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku. I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka njoftuar policia. /Demokracia.com/