Lajme
Aksident i rëndë në Prizren, vdes një 23-vjeçar
Demokracia
22:51 | 11 Korrik 2021

Share:

Një 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Lubizhdë te Prizrenit.

Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

“Viktima është i moshës 23 vjeçare dhe pas vetaksidentit që ka ndodhur saktësisht në fshatin në Lubizhdë është dërguar në Qendrën Emergjente në Prizren. Ai nuk ka arritur që t’iu mbijetonte plagëve. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Së bashku me 23-vjeçarin në veturë ishte edhe vëllai i tij, i cili ishte duke vozitur veturën dhe ka marrë lëndime të rënda trupore. Ai po merr trajtim mjekësor në emergjencë.

Policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri tek aksidenti. /Demokracia.com/

Të ngjashme