Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë vetura dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një automjeti dhe janë lënduar nëntë të tjerë, raporton Demokracia.com.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Kijevë të Malishevës.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka (drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, tha Gjurkaj.
Më tej, Gjurkaj tregoi se në vend ngjarje kanë dalë policia, njësia e zjarrfikësve dhe autoambulanca./Demokracia.com/