Lajme
Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Trestenik
Demokracia
19:37 | 04 Nëntor 2022

Share:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Trestenik, më saktësisht në fshatin Nabergjan.

Indeksonline raporton se aksidenti në fjalë është shoqëruar me të lënduar.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 18:00, në rrugën Pejë-Trestenik, në fshatin Nabergjan. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet kompetente të trafikut rajonal, për të nisur hetimet” ka deklaruar Gashi.

Të ngjashme