Lajme
Aksident i rëndë në magjistralen Deçan-Pejë, katër persona dërgohen në emergjencë
Demokracia
10:47 | 29 Tetor 2023

Share:

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi u aksidentuan me veturë në fshatin Raushiq në magjistralen Deçan-Pejë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe të hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë quar deri tek ky aksident.

Të ngjashme