Lajme
Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari
Demokracia
19:49 | 22 Qershor 2024

Share:

Dy makina janë aksidentuar pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 16-vjeçar i identifikuar si Alban Hasrama.

Po ashtu, i plagosur rëndë ka mbetur edhe Eriseld Kamberi, 20-vjeçari.

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.“-njofton policia.

Të ngjashme