Lajme
Aksident i rëndë në Gjakovë: Vdes motoçiklisti 22 vjeçar
Demokracia
20:42 | 03 Shtator 2023

Share:

Një aksident ka ndodhur në mes një automjeti dhe një motoçiklete në Gjakovë, ku si pasojë ngasësi i kësaj të fundit ka mbetur i vdekur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Gjergj Sokoli”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës (mashkull i lindur në vitin 2001) për shkak të lëndimeve është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë”, u shpreh Elezaj.

Ai potencoi se një person është ndaluar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim e të cilit një person është ndalur në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.

Të ngjashme