Lajme
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Demokracia
10:07 | 27 Prill 2022
Foto: Nacionale

Share:

Dy persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur para pak çasteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Kelani. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme