Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Rreth orës 19:40 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda. Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor”, ka thënë Kelani.
Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut. /Demokracia.com/