Lajme
Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur dhe tre të lënduar
Demokracia
20:00 | 09 Korrik 2023

Share:

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është percjellur për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në atustaraden “Arber Xhaferi ” ne Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik. Policia ka reaguar në vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet. Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasoje e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marr lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më të renda dhe është percjellur për trajtim mjeksor. Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostrade janë marr me rastin dhe deri në përfundimin e vendshiqimit nga mjekësia ligjore do te ketë bllokim të rrugës në ketë lokacion”.

Të ngjashme