Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Terpezë në Komunën e Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi. “Ju njoftoj se në fshatin Terpezë të Malishevës është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është duke u bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar”, ka thënë Elezi. /Demokracia.com/