Lajme
Aksident i rëndë afër Malishevës, tetë persona të lënduar
Demokracia
18:52 | 14 Gusht 2023

Share:

Tetë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Tërpezë e Poshtme të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 11:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat).Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Të ngjashme