Lajme
Aksident i pazakontë: Vetura hyn në një lokal në Prishtinë
Demokracia
16:38 | 13 Mars 2022

Share:

Një aksident ka ndodhur sot në orët e pasdites në Prishtinë.

Një veturë aksidentalisht ka dalë nga rruga tek objekti i vjetër i Komunës dhe ka hyrë brenda në një lokal.

Me këtë rast janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth një aksidenti që ka ndodhur sot rreth 15:20, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Si pasojë e aksidentit për shkak të shqetësimit i është ofruar ndihmë një personi dhe po ashtu janë shkaktuar dëme materiale edhe në dy lokale, ku është përplasë vetura e aksidentuar. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti./KP

Të ngjashme