Sport
Aksident i frikshëm në Formula 1, vetura e djalit të Schumacher ndahet në dy pjesë
Demokracia
18:10 | 29 Maj 2022

Share:

Një aksident horror me protagonist Mick Schumacher ka ndodhur në garën e sotme të Formula 1, në Çmimin e Madh të Montecarlos.

Piloti ka humbur kontrollin e veturës së tij për shkak të pistës së lagur nga reshjet e dendura të shiut që u bënë shkak për shtyrjen e fillimit të garës dhe është përplasur me një nga muret mbrojtëse.

Vetura e tij ka përfunduar e ndarë në dy pjesë, por fatmirësisht për Schumacher ai arriti të dilte pa problem nga makina dhe është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore.

PAMJET:

Të ngjashme