Një aksident me fatalitet ka ndodhur pas mesnatës në rrugën Kllokot-Viti.
Si pasojë, një person ka vdekur e një tjetër është lënduar.
Lajmin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024, rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore ka humbur kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërro jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku”, ka thënë Hashani.