ShowBiz
Akon mbërrin sot në Prishtinë
Demokracia
13:36 | 09 Gusht 2023

Share:

Të premten, më 11 gusht mbahet koncerti madhështor i reperit shqiptar, Capital T.

Ardhja e Akon do të jetë një moment historik në skenën e artit në botën shqiptare, e cila shënon herën e tij të parë në Kosovës.

Ylli amerikan mbërrin sot (e mërkurë) në Prishtinë, rreth orës 17:30, është njoftuar në komunikatën për media.

“Akon – artisti me famë botërore mbërrin në Prishtinë më 17:30. Akon i cili do të performojë në koncertin Time Capsule Chapter II nga Capital T, mbërrin sot në orën 17:30 në daljen e VIP. Kjo është ngjarja artistike më e madhe e sezonit në kryeqytetin e Kosovës, duke hapur dyert më tej për eventin e kalibrit botëror, që konceptohen, organizohen dhe kryhen me sukses nga kompani shqiptare”, thuhet në komunikatë për media.

Akon përndryshe njihet për hitet si “Lonely”, “Smack That”, “Right Now”, “Don’t Matter” e “Sorry, blame it on me”. /Telegrafi/

Të ngjashme