Lajme
AKK dorëzon kallëzim penal | Zbulohet biznesi që e fshehu ministrja Rozeta Hajdari
Demokracia
14:58 | 15 Mars 2022

Share:

Dje Agjencia Kundër Korrupsion (AAK) ka bërë kallëzim penal për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Vetë Hajdari përmes një reagimi në rrjetin social Facebook e ka mohuar se nuk e ka deklaruar pasurinë duke thënë se nga mediat është njoftuar për këtë çështje.

“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë”, ka shkruar Hajdari në rrjetin social Facebook.

Demokracia.com ka gjetur se Hajdari nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë biznesin në emrin e saj.

“N.SH R&V Consulting”, është biznesi që Hajdari nuk e ka deklaruar fare në formularin e AKK-së.

Këtë biznes Hajdari e ka regjistruar në vitin 2008 shumë kohë para se të bëhej ministre dhe në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) ende figuron si biznes aktiv. /Demokracia.com/

AKK dorëzon kallëzim penal kundër ministres Rozeta Hajdari

 

Të ngjashme