Lajme
AKK: 550 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë, sot afati i fundit
Demokracia
11:35 | 31 Mars 2022

Share:

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur për Demokracia.com se rreth 500 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë në AAK.

Agjencia Kundër Korrupsionit për Demokracia.com ka bërë të ditur se sot është dita e fundit për përmbushjen e obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

“Sot është dita e fundit për përmbushjen e obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa obligimit ligjor ende nuk i janë përgjigjur edhe rreth 550 zyrtarë publik. AKK ju bën thirrje zyrtarëve publik që tashmë nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për Demokracia.com.

AKK ka bërë të ditur se formulari i deklarimit mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e AKK -së gjatë orarit të rregullt të punës ose i skanuar dhe nënshkruar nëpërmjet adresës elektronike [email protected].

Po ashtu, Agjencia Kundër Korrupsionit thotë se zyrtarët publikë duhet ta deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre dhe anëtarëve të familjes së tyre.

“Zyrtarët publik duhet  ta deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre dhe anëtarëve  e familjes së tyre, informatat rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, si: paluajtshmëria, pasuri e luajtshme në vlerë mbi tremijë (3 000) Euro, zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri tregtare, letra me vlerë, para të kursyera në bankë dhe në institucione tjera financiare, detyrime financiare ndaj personave fizikë dhe juridik dhe të hyrat vjetore, të realizuara brenda apo jashtë vendit.

Gjithashtu, Agjencia Kundër Korrupsionit rikujton zyrtarët e lartë publikë, që mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.

Afati ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2021 është 1 deri 31 mars 2022./Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme