Mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Akil Makolli, është larguar nga skuadra e FC Vushtrrisë, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Futbollisti nga Prishtina e ka konfirmuar lajmin përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook.
“Ju njoftoj se më nuk do të jem pjesë e FC Vushtrrisë. I falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e klubit dhe iu uroj suksese në vazhdim”, ka shkruar Akil Makolli, përcjell Shqip.com.
Makolli e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist.
Ai ka luajtur në disa ekipe në Kosovë, ndër to edhe skuadrën më të madh në vend, Prishtinën.